Sport

Granit Xhaka e kalon karantinimin ndryshe, nga kërcimi në valle shqiptare, tek reagimi kur i jep limon vajzës

22 Mars 2020, 12:43 Nga DOSJA
Granit Xhaka e kalon karantinimin ndryshe, nga kërcimi në valle

TIRANË– Në kohë karantinimi, futbollistët po gjejnë mënyra nga më të ndryshme për të kaluar kohën e lirë.

I tillë është rasti i Granit Xhakës që mesa duket po e kalon me sportivitet izolimin së bashku me familjen. Shpesh herë e kemi parë edhe shumë aktiv në programin “Tik-tok”.

♬ The Pink Panther Theme Song Remix – NOX

Në një prej lojërave shumë të njohura këto ditë, ajo e takimit me këmbë, mesfushori i Arsenallit e transformon edhe në valle shqiptare. Më pas shkon për t’i dhënë limon fëmijës së vogël.

Sigurisht që reagimi mbetet i veçantë, sepse nuk e pëlqente shijen e hidhur të limonit, ndërsa Graniti e ka ndarë këtë moment me të gjithë.

Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 12,944 persona dhe të infektuar janë rreth 300 mijë të tjerë, por 91,954 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Europë, Italia ngelet një nga vendet më të prekura, dhe numri i personave që po humbin jetën rritet ndjeshëm çdo ditë. Deri më tani në Itali kanë humbur jetën 4,825 persona, ndërsa numri i të infektuarve nuk po njeh limit duke arritur shifrën e 42.681 personave.

E.Ç/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport granit xhaka granit xhaka

Sondazh

Poll