Sport

Ku jeni, o futbollistë? Merrni shembuj nga yjet e Bundesligës!

21 Mars 2020, 21:34 Nga DOSJA
Ku jeni, o futbollistë? Merrni shembuj nga yjet e Bundesligës!

Robert Lewandowski dhe gruaja e tij Anna sot vunë në dispozicion 1 milion euro për të ndihmuar spitalet në luftën me koronavirusin. “Jemi të gjithë të vetëdijshëm për situatën e vështirë në të cilën ndodhemi. Sot luajmë të gjithë në të njëjtën skuadër”.

“Nëse mund të ndihmojmë dikë, duhet ta bëjmë. Kjo situatë na prek të gjithëve dhe për këtë arsye ju lutemi: ndiqni rekomandimet dhe dëgjoni ekspertët. Tregohuni të përgjegjshëm! Besojmë se shumë shpejt mund të kthehemi në jetën tonë normale. Duhet të jemi të bashkuar dhe ta kalojmë këtë situatë bashkë”, kanë deklaruar ata për gazetën “Bild”.

Nuk janë vetëm polakët shembuj për këtë. Joshua Kimmich dhe Leon Goretzka kanë nisur fushatën “WeCickKorona” dha kanë dhuruar 1 milionë euro. Nismës së tyre i janë bashkuar edhe yje si Leroy Sane, Mats Hummels, Julian Brandt, Julian Draxler, Benedikt Höwedes, etj.

Kjo ende nuk ka ndodhur në përmasa dhe shifra të tilla në liga të tjera europiane. Futbollistët duhet të tregojnë veten në ditë të vështira si yjet e Bundesligës.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bundesliga coronavirus lewandowski bundesliga coronavirus lewandowski

Sondazh

Poll