Sport

Presidenti Vucic e kërcënoi me burg, flet i ati i sulmuesit të Real Madridit

22 Mars 2020, 17:07 Nga DOSJA
Presidenti Vucic e kërcënoi me burg, flet i ati i sulmuesit të

Luka Jovic para disa ditësh shkeli urdhrin e Real Madridit. Ai nuk u vetizolua si shokët e tij të skuadrës prej koronavirusit, por u nis drejt Serbisë. Arsyeja? E dashura e tij kishte ditëlindjen.

Kjo nuk ishte sjellja që presidenti i Serbicë, Vucic, priste nga një futbollist i klasit botëror. Ky i fundit e kërcënoi me arrestim, nëse sulmuesi serb do të dilte nga shtëpia. Jovic u justifikua duke thënë se autoritetet nuk janë udhëzuar mirë

Babai i yllit të Real Madridit ka reaguar për këtë temë, që në fakt është komentuar shumë në Beograd. “Im bir po trajtohet si kriminel. Nëse duhet të shkojë në burg, le ta arrestojnë, por vetëm nëse realisht është fajtor. Ai erdhi në Beograd dhe u fut në karantinë, ashtu si e dashura e tij”, është shprehur ai.

Babai i Jovic-it ka shtuar se fotot e qarkulluara “online” me të birin duke lëvizur nëpër rrugët e kryeqytetit serb janë shkrepur disa muaj më parë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport beograd jovic real madrid vucic beograd jovic real madrid vucic

Sondazh

Poll