Sport

Bjellorusët e urdhërojnë të luajnë futboll, Llullaku shpërthen në akuza

22 Mars 2020, 16:56 Nga DOSJA
Bjellorusët e urdhërojnë të luajnë futboll, Llullaku

Ndryshe nga vendet e tjera të Europës, Bjellorusia duket se nuk ka frikë nga koronavirusi dhe nuk ka marrë ndonjë masë strikte për këtë virus vdekjeprurës.

Ndërkohë, sezoni i futbollit ka nisur dhe jo me dyer të mbyllura, por me tifozë. Azdren LLullaku, lojtar i Shakhtar Soligorsk, ka shpërthyer në një intervistë të fundit.

“Nuk kuptoj si mund të luhet duke parë se çfarë po ndodh në Europë. A janë mirë këta në Bjellorusi?! Si mund të luhet kështu?! Kam shumë frikë të zbres në fushë dhe kam merak për familjen time”

“Këta janë të qetë dhe nuk duan t’ia dinë për asgjë. Ne sapo nisëm sezonin dhe nuk e kuptoj”, është shprehur sulmuesi i kombëtares shqiptare.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bjellorusia futboll llullaku bjellorusia futboll llullaku

Sondazh

Poll