Sport

Messi mbledh ekipin, vendosin të bëjnë një sakrificë prej koronavirusit

22 Mars 2020, 16:29 Nga DOSJA
Messi mbledh ekipin, vendosin të bëjnë një sakrificë

Koronavirusi po shkakton probleme financiare (pas atyre të shëndetit) në gjithë botën. Po vuajnë kompanitë më të mëdha në botë, ashtu si edhe klubet sportive.

Barcelona është ndër klubet më popullore në planet dhe për të mbajtur përherë të njëjtin ritëm paguan shumë mirë yjet e saj. Klubi katalanas paguan gjithsej 507 milion euro në vit për rrogat e lojtarëve.

Meqë koronavirusi ka “ngrirë” kampionatet, drejtuesit katalanas kanë kërkuar një ndihmë nga lojtarët, që pasojat e koronavirusit të mos jenë fatale. Sipas gazetës “AS”, Leo Messi dhe gjithë lojtarët kanë vendosur së bashku që të ulin rrogat për këto muaj.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona coronavirus pagat barcelona coronavirus pagat

Sondazh

Poll