Sport

Vdes presidenti i klubit italian, ishte infektuar me koronavirus

22 Mars 2020, 14:46 Nga DOSJA
Vdes presidenti i klubit italian, ishte infektuar me koronavirus

ITALI- Andrea Michelli, ish-presidenti i klubit të Serie C Pergolettese, ka vdekur sot në moshën 37-vjeçare, pasi ishte infektuar me Coronavirus.

Pandemia Covid-19 ka goditur Italinë më rëndë se çdo vend tjetër të botës, veçanërisht rajonin e Lombardisë, ku mbi 3.000 persona kanë vdekur deri më tani.

Pergolettese, klubi që garon në kategorinë e tretë të futbollit italian, konfirmoi përmes një komunikate se ish-presidenti i tyre ka vdekur.

Ai kishte ndihmuar ekipin e tij të rikthehet në nivelet e futbollit profesionist pasi kishte fituar titullin në Serie D dhe më pas kishte dhënë dorëheqje në vitin 2016.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport andrea michelli koronavirusi ne futboll pergolettese serie c andrea michelli koronavirusi ne futboll pergolettese serie c

Sondazh

Poll