Sport

“Zidane më motivoi me një fjali pas 5 ndeshjesh në stol”, flet Casemiro

21 Mars 2020, 22:02 Nga DOSJA
“Zidane më motivoi me një fjali pas 5 ndeshjesh në

Casemiro është heroi i heshtur i Real Madridit. Ai ka fituar tri herë Champions League si madrilen, por pak kush e përmend si faktor të madh në suksesin e “Los Blancos” në vitet e fundit.

Në fillim të aventurës së tij në Madrid, braziliani nuk luante titullar. Sidoqoftë, me kalimin e kohës, ai arriti ta fitonte vendin në formacion. Këtë shans ia dha Zinedine Zidane.

“Mbaj mend se në pesë ndeshjet e para nuk isha titullar dhe ai më tha: ‘Çfarë po të ndodh? Kam dëgjuar shumë fjalë të mira për ty’. Më motivoi dhe në janar i thashë se dua një rol protagonisti. ‘Caso, qetësohu, sepse kur të fillosh të luash, nuk do të ndalesh më’, ishte përgjigjja e tij”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport casemiro real madrid zidane casemiro real madrid zidane

Sondazh

Poll