Sport

“Isha në pub kur me njoftuan se isha me koronavirus”, futbollisti anglez: Ishte e frikshme

22 Mars 2020, 16:32 Nga DOSJA
“Isha në pub kur me njoftuan se isha me koronavirus”,

BRITANI – Sean Raggett, mbrojtësi i Portsmouth ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Vetë lojtari u habit me testin që i doli pozitiv.

“Lajmi erdhi pasi kisha dalë në pub për të konsumuar diçka,nuk besoja se kisha rezultuar pozitiv! U befasova, qëndroja në heshtje dhe mendoja. Ishte e frikshme”, tregoi lojtari.

Pas telefonatës së fizioterapistit të Portsmouth që e informonte për pozitivitetin, 26-vjeçari ka lënë menjëherë lokalin, për të mos vënë në rrezik shëndetin e të tjerëve.

Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 12,944 persona dhe të infektuar janë rreth 300 mijë të tjerë, por 91,954 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Europë, Italia ngelet një nga vendet më të prekura, dhe numri i personave që po humbin jetën rritet ndjeshëm çdo ditë. Deri më tani në Itali kanë humbur jetën 4,825 persona, ndërsa numri i të infektuarve nuk po njeh limit duke arritur shifrën e 42.681 personave.

E.Ç/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport koronavirusi ne britani sean raggett koronavirusi ne britani sean raggett

Sondazh

Poll