Sport

“Kosova është Serbi”, pasi shpallet kampion, notari serb përjashtohet nga kampionati evropian

22 Mars 2020, 14:00 Nga DOSJA
“Kosova është Serbi”, pasi shpallet kampion, notari serb

SERBI- Notari serb Milorad Cavic është pezulluar nga kampionati evropian i notit për shkak se kishte veshur një bluzë me thirrje nacionaliste. Cavic mori medaljen e artë në stilin flutur 50 metra, ndërsa kur hypi në podium në bluzen e tij kishte të shkruar, “Kosova është Serbi”.

Disiplina vendosi ta përjashtojë notarin ndërsa Federata serbe e notit u gjobit me 10.800 dollarë. Cavic nuk pranoi të flasë me gazetarët, por ekipi i tij deklaroi se do të apelojë vendimin.

Sidoqoftë, nuk ka të ngjarë që procesi i apelit të përfundojë përpara fundit të kampionatit në Eindhoven. Ish Presidenti serb Boris Tadiç dhe Ministri i Sportit e cilësuan vendimin e disiplinës së notit si një skandal.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport boris tadic federata serbe e notit kosova eshte serbi milorad cavic boris tadic federata serbe e notit kosova eshte serbi milorad cavic

Sondazh

Poll