Sport

VIDEO/Materazzi tjetër “sparkatë” Ibrahimovic,mbrojtësi i kujton Kupën: Ta jap borxh nëse e do

21 Mars 2020, 21:19 Nga DOSJA
VIDEO/Materazzi tjetër “sparkatë”

ITALI– Përplasjet mes Ibrahimovic dhe Materazit nuk kanë të sosur, teksa këtë herë është mbrojtësi italian që ka thumbuar suedezin. Marrëdhënia mes dy futbollistëve nuk ka qenë e mirë që prej asaj kohe, ndërsa ish-mbrojtësi i zikaltërve ka zgjedhur sfidën e xhonglimit të letrës higjenike për t’u tallur me Ibrahimovic.

Ky i fundit u largua nga Interi verën përpara sezonit kur zikaltrit rrëmbyen trofeun e Champions League dhe këtu nis edhe ironia e Materazit. “Le të shohim nëse ia del… nëse e do kupën ta jap hua”, ka shkruar ish-futbollisti Italian, ndërsa shihet duke bërë sfidën me letrën higjenike, të cilën në fund e dërgon brenda trofeut veshëgjatë të Champions League.

#Materazzi irride così #Ibrahimovic pic.twitter.com/RICmV2m8Ei

— Risorgimento Nerazzurro (@RisorgINT) March 21, 2020

(e.c/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ibrahimovic materazi ibrahimovic materazi

Sondazh

Poll