Thyhet ‘shtetrrethimi’ i Shqipërisë/ Bregu i Sarandës mbushet me jahte të huaja, rrezik për përhapjen e koronavirusit
22 Mars 2020, 10:23Nga DOSJA
SARANDË– Kanë kaluar javë nga zbulimi i të infektuarit të parë në Shqipëri nga koronavirusi, dhe tashmë prej gati 14 ditësh vendi është izoluar në përpjekje të zbutjes dhe zhdukjes së këtij virusi vdekjeprurës.
Por ndërkohë që numri i të infektuarëve rritet dhe masat nga qeveria janë gjithmonë e më të forta sidomos për udhëtimet me vendet e tjera. Por mesa duket se në jugun e vendit nuk janë zbatuar aspak këto rregulla të forta.
Sarande
Sarande
Sarande
Sarande
Në disa foto që kanë mbërritur në redaksinë e Dosja.al, shihet që bregu i Sarandës është mbushur me jahte të huaja. Mësohet se jahtet kanë mbërritur për t’u mbushur me karburant.
Por nga cili vend vijen ky jaht? Italia, Greqia, nga cili? A nuk duhet që të ndalohen edhe to për të eleminuar një tjetër mundësi rreziku?
Por sipas Radio Saranda, në një njoftim në rrjetin social Facebook thuhet përgjegjësi i autoritetit të sigurise në këtë Port, Sinan Ahmeti ka deklaruar se“Jahti ka pasur nevoje të furnizohet me karburant pasi në det ku ishte pozicionuar, pika më e afërt ishte Gjiri i Sarandës. Ndër të tjera ai ka shtuar se askush nga personeli i jahtit nuk ka zbritur në tokë. Madje edhe tubacioni i furnizimit me karburant të jahtit që u lidh me autobotet e kompanisë “Kastratit”në Port, u dezifektua në praninë e përfaqësuesve të shëndetësisë dhe sigurisë portuale.
Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 12,944 persona dhe të infektuar janë rreth 300 mijë të tjerë, por 91,954 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Europë, Italia ngelet një nga vendet më të prekura, dhe numri i personave që po humbin jetën rritet ndjeshëm çdo ditë. Deri më tani në Itali kanë humbur jetën 4,825 persona, ndërsa numri i të infektuarve nuk po njeh limit duke arritur shifrën e 42.681 personave.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryegjyshi i Bektashinjëve, Baba Mondi ka dërguar një mesazh për të gjithë besimtarët bektashinj për Festën e Sulltan Novruzit, e cila për herë të ...
ELBASAN– Kjo do të jetë videoja më epike që keni dëgjuar këto ditë karantinë. Policia e Shtetit ka kapur në rrugë “dy ilegalë” jashtë orarit të lejuar të qakull...
TIRANË– Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme tek rruga “5 maji”, rast që u ndoq nga Dosja.al. Bëhet fjalë për 42-vje&c...
KAKAVIJË– Një rast i dyshuar për koronavirus në Kakavijë. Një 47-vjeçar dyshohet për koronavirus pasi kishte shfaqur shenjat e para klinike.I riu u ...
Aktualitet22 Mars 2020, 07:38
TIRANË– “Ligji i luftës” ka hyrë në fuqi dhe efektivët e Policisë kanë patrulluar rrugët për t’u siguruar se asnjë nuk i shkel rregullat.Gjatë mbrëmjes së ...
Tiranë– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Ballkan ëeb, Abc News, Ora kanë si lajm të parë tre rastet e dy...