Aktualitet

22 Mars 2020, 07:38 Nga DOSJA

TIRANË– “Ligji i luftës” ka hyrë në fuqi dhe efektivët e Policisë kanë patrulluar rrugët për t’u siguruar se asnjë nuk i shkel rregullat.

Gjatë mbrëmjes së sotme, Policia e Shtetit ka patrulluar në akset kryesore të kryeqytetit, kryesisht në Tiranë e Kamëz. Siç duket edhe nga pamjet, rrugët janë të shkreta dhe të vetmit që qëndrojnë në to janë efektivët e Policisë.

Përveç patrullave, efektivët e Policisë dhe forcat e ushtrisë kanë ngritur pika kontrolli në zona të ndryshme.

POSTIMI I PLOTË:

Në të gjitha rrugët e Tiranës e Kamzës.

Punonjësit e Policisë së Shtetit në patrullim për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë , si dhe për monitorimin dhe kontrollin e zbatimit të masave kufizuese.

Pika kontrolli nga shërbimet e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me forcat e ushtrisë, për zbatimin e masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19

Respektoni rregullat e kufizimit të qarkullimit me automjete, biçikleta e motomjete .

Respektoni kufizimin e lëvizjes në këmbë, qëndroni në banesë deri të hënën në mëngjes, por edhe më mbrapa respektoni , respektoni , respektoni oraret kufizuese dhe zbatoni këshillat për higjenën.

Ruani largësinë në makete, minimarkete e furra buke, por edhe në rrugë.

Të mbrojmë njëri -tjetrin, të mbrojmë jetën.

Durim e kontribut nga gjithsecili dhe do ja dalim

#respektemirenjohjepernjerezitepunesdhesakrifices

Ndërkohë numri i  të prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 76. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërsa nga e hëna orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 policia e shtetit koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 policia e shtetit

Sondazh

Poll