Aktualitet

Shqipëria nën regjimin e ‘ligjit të luftës’, qytetarët mbyllen në shtëpi. Policia arreston 3 persona, mbi 200 të tje

22 Mars 2020, 07:02 Nga DOSJA
Shqipëria nën regjimin e ‘ligjit të luftës’,

TIRANË– Shqipëria është bosh! Sipas urdhërit të kryeministrit Edi Rama gjithçka është mbyllur për ditën e sotme pasi është e ndaluar çdo lloj lëvizjeje me këmbë apo makinë. Ndërsa nga e hëna, çdo person është i lirë që të lëvizë nga ora 05.00 deri në orën 13:00.

Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Mirëpo ka ende të pabindur, edhe pse PSH sqaroi dje se të vetmet mjete që mund të lëvizin janë mjetet e transportit të mallrave dhe produkteve ushqimore vetëm për të furnizuar marketet dhe minimarketet.

Policia ka arrestuar dy persona, të cilët u kapën në rrugë dhe kundërshtuan efektivët për t’i shoqëruar në komisariat. Në Tiranë gjithashtu janë shoqëruar në Komisarat edhe 41 qytetarë të tjerë pasi nuk respektuan oraret kufizuese dhe nuk iu bindën urdhrit të Policisë për t’u futur në banesa, veprime për të cilat janë ndëshkuar me 10.000 lekë gjobë. Ndërsa në të gjithë vendin me të njëjtën masë janë ndështuar me shumë se 200 shtetas, të cilët janë kapur duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

“Ligji i luftës” nuk i ka mbajtur në shtëpi as shoferët, me shumë se 130 prej tyre e kanë pësuar duke iu pezulluar patenta dhe u është bllokuar mjeti. Në të gjithë vendin, 17 subjekte tregtie që nuk kanë respektuar orarin për mbylljen në orën 13:00, ndaj administratorët e tyre janë gjobitur me 100.000 lekë. Në Shkodër është dhënë gjoba më e madhe, pasi shtetasi E.Ç. theu karantinimin dhe u ndëshkua me 700.000 lekë. Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës.

Si pasojë e koronavirusit, so besimtarët bektashinj nuk do të mund të mblidhen as të festojnë Ditën e Sulltan Nevruzit, ndoshtë për herë të parë që nga koha e komunizimit.  Ndërkaq numri i të prekurve ka shkuar në 76, dy prej tyre të shëruar dhe dy viktima, ndërsa numri i të shëruarve ka shënuar 3 të tillë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Mars 2020, 20:24

TIRANË– Pacienti zero është drejt shërimit, pasi testi që ka bërë ka rezultuar negativ. Lajmin e ka bërë me dije vetë kryeministri Edi Rama, në një s...