Kush është menaxheri i lokalit të njohur në Korçë i prekur nga covid-19, erdhi nga jashtë dhe u shtrua në spital
22 Mars 2020, 07:19Nga DOSJA
KORÇË– Detaje të reja janë zbuluar lidhur me të infektuarin me koronavirus në qytetin e Korçës. I riu, 33 vjeç, mësohet se kanë qënë i shtruar prej disa ditësh në spital pasi kishte disa ditë që kishte shfaqur simptomat e para.
I riu menaxhon një lokal të njohur në qytet dhe dyshohet se për shkak të punës së tij, 33-vjeçari ka kontakte me shumë persona gjë që rrit rrezikun e përhapjes së pandemisë edhe në Korçë.
Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 76. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërsa nga e hëna orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Epidemiologu Alban Ylli, i cili ka drejtuar funksione të rëndësishme në Institutin e Shëndetit Publik, ka zhvilluar disa skenarë në lidhje me kurbën e epidemisë...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme.Sipas IGJEUM, gjatë pjesës së dytë të ...
TIRANË– 89 të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri dhe nga ta janë shëruar plotësisht 3 persona. Tirana është epiqendra e COVID-19 me 55 të prekur, e pa...
TIRANË- Besimtarët bektashinj në Shqipëri festojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit. Kjo ditë përkon me lindjen e Imam Aliut në Qabe dhe simbolizon lindjen e s...
ITALI– Mediat italiane kanë komentuar videon ku efektivët rrahin qytetarët, të cilën kryeministri Edi Rama e shiti si të ndodhur në spanjë, por në fakt është në...
TIRANË- Shqipëria është sot në mes të një pandemie botërore, e cila ka shkaktuar në Itali vetëm brenda 24 orëve të fundit, 793 viktima. Por pavarësisht ape...
TIRANË– Një shitës ka tërhequr nga xhaketa në mes të tregut një burrë të moshuar. në videon e publikuar nga DNSh-ja në faqen e tyre në Facebook, shih...
Aktualitet21 Mars 2020, 20:24
TIRANË– Pacienti zero është drejt shërimit, pasi testi që ka bërë ka rezultuar negativ. Lajmin e ka bërë me dije vetë kryeministri Edi Rama, në një s...