Aktualitet

Festa e Novruzit/ Baba Mondi uron besimtarët: Do lutemi që Shqipëria ta largojë këtë të keqe, MESAZHI i fortë për polit

22 Mars 2020, 10:07 Nga DOSJA
Festa e Novruzit/ Baba Mondi uron besimtarët: Do lutemi që

TIRANË– Kryegjyshi i Bektashinjëve, Baba Mondi ka dërguar një mesazh për të gjithë besimtarët bektashinj për Festën e Sulltan Novruzit, e cila për herë të parë nuk po zhvillohet si pjesë e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Megjithatë Baba Mondi ka mbajtur një fjalë për të gjithë besimtarët, të cilavë u ka kërkuar që të luten për të kaluar situatën e vështirë ku edhe ndodhet bota në këtë moment. Përveç mesazhe festive, Baba Mondi u ka dërguar një mesazh të fortë edhe politikanëve, të cilëve u ka kërkuar që të mendojnë më shumë për popullin në këto kohë të vështira pasi në të kundërt do të japin sqarime në botën tjetër.

Për të parën herë pas 800 vitesh nuk do mund të shtrëngojmë duart. Për herë të parë pas kaq vitesh nuk jemi bashkë. Ju do pyesni në diktaturë nuk ka qenë kështu? Jo, nuk ka qenë e njëjta gjë se ndonëse ajo kohë, mohoi Zotin, por besimtarët i falën ritet dhe në vazhduam faljen së bashku. 22 marsi i sotëm nuk ka vend për ligështi, ne do të festojmë, do ulemi në sofër me prindërit tanë. Edhe të ndarë fizikisht do të jemi të bashkuar shpirtërisht sot e mot.  Do lutemi që Shqipëria jonë e vogël që ta kalojmë sa më lehtë. Lutemi që politikanët të kuptojnë se janë njerëz të zakonshëm dhe do të marrin ndëshkim saherë që mendojnë për pasurinë e tyre duke lënë pas nevojat tona. Politikanët që do të marrin dënimin nga Zoti sa herë kërkojnë të pasurohen me djersën e njerëzve. Kemi një vend të bekuar që na e ka falur zoti. Motra dhe vëllezër, të festojmë. Sulltan Novruzi të na largojë këtë të keqe dhe të na fali paqe. Zoti iu bekohtë! Amin!“, tha Kryegjyshi botëror.

Besimtarët bektashinj në Shqipëri festojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit. Kjo ditë përkon me lindjen e Imam Aliut në Qabe dhe simbolizon lindjen e shpresës dhe rigjallërimin e natyrës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet baba mondi festa e nevruzit baba mondi festa e nevruzit

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Mars 2020, 07:38

TIRANË– “Ligji i luftës” ka hyrë në fuqi dhe efektivët e Policisë kanë patrulluar rrugët për t’u siguruar se asnjë nuk i shkel rregullat.Gjatë mbrëmjes së ...