VIDEO-PERLA/ “Do marr nusen, e kam lënë tek daja, Edi Rama të dua”, elbasanllinjtë thyejnë karantinën për arsyen e PA
22 Mars 2020, 09:49Nga DOSJA
ELBASAN– Kjo do të jetë videoja më epike që keni dëgjuar këto ditë karantinë. Policia e Shtetit ka kapur në rrugë “dy ilegalë” jashtë orarit të lejuar të qakullimit. Ata janë ndaluar për t’u pyetur se ku po shkonin dhe përse e kishin shkelur ligjin.
Me sinqeritet, një prej tyre iu rrëfye efektivit se po shkonte të merrte nusen e tij, të cilën e kishte lënë tek daja. Hasur në kundërshtim me efektivin, qytetari sqaroi disa herë se do shkonte deri tek ura e Bakallit. Ndërsa shoqëruesi i tij, e kishte mendjen gjetkë.
Në një moment, ai shikon kamerën e efektivit dhe buzëqesh, sigurisht që pa harruar edhe një dedikim. Pa drojtje, ai i shprehu Ramës dashurinë që kishte për të duke e puthur me dorë, dhe duke detyruar edhe shokun që të bënte të njëjtën gjë.
Mesa duket “I love you” që vendos kryeministri Edi Rama në fund të çdo statusi kanë një efekt…kanë shtuar dashurinë në këto kohë korone.
PJESË NGA BISEDA:
Efektivi: Zotëri do ikni në shtëpi se përndryshe do iu shoqëroj në Polici!
Qytetari: Po shkoj të marr nusën se e lashë tek daja
Efektivi: Nusen po deshe mbaje po deshe ndaje! Mos na mërzit!
Qytetari: Po jo re vëlla është që qëpari. Të shkoj të marr nusen dhe do iki në shtëpi
Efektivi: Dakord poi u gjetëm prapë…
Qytetari: Deri tek ura e Bakallit jam
Efektivi: Do t’ju shoqëroj në Komisariat, dakord?
Qytetari: Do më dëgjoj apo jo?
Efektivi: Po të dëgjoj
Qytetari: Jam deri tek Ura e Bakallit
Efektivi: Në momentin që është vendosur orar, do zbatosh orarin
Qytetari: Ta lë nusen unë? Ajo ka frikë!
Shoqëruesi: Edi Rama! *e puth me dorë
Efektivi: Hajde ik! Kalofshi mirë!
Shoqëruesi: Edi Rama! Edi Rama! *e përshëndesin të dy me dorë
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme tek rruga “5 maji”, rast që u ndoq nga Dosja.al. Bëhet fjalë për 42-vje&c...
KAKAVIJË– Një rast i dyshuar për koronavirus në Kakavijë. Një 47-vjeçar dyshohet për koronavirus pasi kishte shfaqur shenjat e para klinike.I riu u ...
Aktualitet22 Mars 2020, 07:38
TIRANË– “Ligji i luftës” ka hyrë në fuqi dhe efektivët e Policisë kanë patrulluar rrugët për t’u siguruar se asnjë nuk i shkel rregullat.Gjatë mbrëmjes së ...
Tiranë– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Ballkan ëeb, Abc News, Ora kanë si lajm të parë tre rastet e dy...
Epidemiologu Alban Ylli, i cili ka drejtuar funksione të rëndësishme në Institutin e Shëndetit Publik, ka zhvilluar disa skenarë në lidhje me kurbën e epidemisë...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme.Sipas IGJEUM, gjatë pjesës së dytë të ...
TIRANË– 89 të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri dhe nga ta janë shëruar plotësisht 3 persona. Tirana është epiqendra e COVID-19 me 55 të prekur, e pa...