Aktualitet

Frika për koronavirus, kontrollohen ushtarët shqiptarë në mision, Xhaçka: Asnjë i infektuar!

22 Mars 2020, 09:10 Nga DOSJA
Frika për koronavirus, kontrollohen ushtarët shqiptarë në

TIRANË– Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka konfirmuar gjendjen shëndetësore të rreth 500 ushtarakëve shqiptarë por edhe studentëve që studiojnë në akademitë ushtarake në vendet e NATO-s. Xhaçka ka siguruar se të gjithë gëzojnë shëndet të plotë dhe vijojnë shërbimin e tyre në misionet e Aleancës pa asnjë shenjë të koronavirusit.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe shefi i SHPFA, gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku, përmes  një videokonference me përfaqësuesit më të lartë ushtarakë shqiptarë në strukturat dhe misionet e Aleancës u interesuan për shëndetin e tyre dhe të familjeve.

Fatmirësisht asnjë prej ushtarakëve shqiptarë nuk ka simptoma të lidhura me COVID-19 dhe se të gjithë vijojnë shërbimin duke respektuar masat e reja kundër përhapjes së COVID-19.

Ndërkohë që 5 prej studentëve që studiojnë në akademitë ushtarake italiane janë kthyer në vendin tonë pas mbylljes së akademive nga qeveria italiane dhe aktualisht janë në vetëkarantinë në shtëpitë e tyre, pa asnjë simptomë.

Megjithatë të gjithë ushtarakët shqiptarë që shërbejnë jashtë vendit, por edhe familjet e tyre do të vijojnë që të kryejnë kontrolle mjekësore periodike, për të shmangur çdo rast infektimi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne bote ministria e mbrojtes olta xhacka koronavirusi ne bote ministria e mbrojtes olta xhacka

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Mars 2020, 07:38

TIRANË– “Ligji i luftës” ka hyrë në fuqi dhe efektivët e Policisë kanë patrulluar rrugët për t’u siguruar se asnjë nuk i shkel rregullat.Gjatë mbrëmjes së ...