Aktualitet

Gangsteri te ‘5 maji’, Policia e Shtetit jep detaje: Kundërshtoi me dhunë policët, tjetrit iu gjet drogë, përdorte mino

22 Mars 2020, 09:13 Nga DOSJA
Gangsteri te ‘5 maji’, Policia e Shtetit jep detaje:

TIRANË– Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme tek rruga “5 maji”, rast që u ndoq nga Dosja.al. Bëhet fjalë për 42-vjeçarin Artur Rexha, i cili kishte thyer rregullat e vetë-karantinimit për të shkuar në farmaci. (LEXO KËTU)

Efektivët i kanë bërë thirrje që të ndalonte por është kthyer me vrap në banesë, nga ku ka nisur të godasë punonjësit e Policisë, duke mos pranuar të shoqërohet në Komisariat. Efektivët në pamundësi për të bërë shoqërimin, e kanë neutralizuar duke e dërguar në Komisariat.

Përveç tij u arrestua edhe një 26-vjeçar me iniciale D. T., të cilit iu gjetën me vete edhe 8 gr. lëndë narkotike dhe dyshohet se përdorte një minoren për ta shpërndarë.

Në Tiranë gjithashtu janë shoqëruar në Komisarat edhe 41 qytetarë të tjerë pasi nuk respektuan oraret kufizuese dhe nuk iu bindën urdhrit të Policisë për t’u futur në banesa, veprime për të cilat janë ndëshkuar me 10.000 lekë gjobë. Ndërsa në të gjithë vendin me të njëjtën masë janë ndështuar 154 shtetas, të cilët janë kapur duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

“Ligji i luftës” nuk i ka mbajtur në shtëpi as shoferët, 129 prej tyre e kanë pësuar duke iu pezulluar patenta dhe u është bllokuar mjeti.

Në të gjithë vendin, 17 subjekte tregtie që nuk kanë respektuar orarin për mbylljen në orën 13:00, ndaj administratorët e tyre janë gjobitur me 100.000 lekë. Në Shkodër është dhënë gjoba më e madhe, pasi shtetasi E.Ç. theu karantinimin dhe u ndëshkua me 700.000 lekë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit

Strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Në këtë kuadër, në të gjithë vendin, por kryesisht në Tiranë, janë shoqëruar 41 shtetas në ambientet e komisariateve, pasi nuk respektuan oraret kufizuese dhe nuk iu bindën urdhrit të Policisë për t’u futur në banesa, të cilët në përfundim të veprimeve janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë.

Në Tiranë, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, konkretisht shtetasin A. R., 42 vjeç, pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë për moszbatimin e urdhrit për të qëndruar në banesë, si dhe shtetasin D. T., 26 vjeç, pasi ka shkelur urdhrin për të qëndruar në banesë, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën 8 gr. lëndë narkotike dhe dyshohet se përdorte një minoren për të shpërndarë lëndën narkotike.

Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 154 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, janë evidentuar 129 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 17 subjekte tregtie që nuk kanë respektuar orarin për mbylljen në orën 13:00 dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.

Gjithashtu, në Shkodër, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020, është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë, shtetas E. Ç., i cili ka thyer rregullin e vetëkarantinimit.

Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19.

Ndërkohë numri i  të prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 76. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërsa nga e hëna orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Mars 2020, 07:38

TIRANË– “Ligji i luftës” ka hyrë në fuqi dhe efektivët e Policisë kanë patrulluar rrugët për t’u siguruar se asnjë nuk i shkel rregullat.Gjatë mbrëmjes së ...