Politike

Videoja e dhunës me shkop gome, Rama kërkon ndjesë për FAKE NEWS-in: Ma çoi një shok dhe rashë pre, por nuk tërhiqem nga

21 Mars 2020, 17:41 Nga DOSJA
Videoja e dhunës me shkop gome, Rama kërkon ndjesë për FAKE

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndjesë për videon e publikuar në Facebook, krah të cilës shkruante se është filmuar në Spanjë gjatë periudhës së koronavirusit. Në një status në Facebook, Rama shkruan se këtë video ia kishte dërguar një mik dhe se ai kishte rënë pre nga një ‘qytetar digjital’. Gjithsesi Rama shton më tej, se përveç fjalës Spanjë, lajmi se nuk do të tregohet tolerancë ndaj atyre që shkelin rregullat e karantinimit vlen ende dhe nuk tërhiqet nga kjo gjë.

“Videon e postuar diku më parë, ku shkruhet se ka ndodhur në Spanjë, ma dërgoi një mik shqiptar nga Italia, i cili padiskutim ashtu e dinte dhe i dëshpëruar me ca pamje sot paradite në tregjet e Tiranës, më shkruante “Shikoje ç’bën policia në Spanjë”! E postova jo pa qëllim pas mesazhit tim të sotëm, ku ju thashë hapur se nuk do të ketë më asnjë tolerancë nga forcat e rendit. Tani marr vesh që qenkan pamje nga Algjeria!
Ndjesë sinqerisht për pasaktësinë e paqëllimshme, që paska frymëzuar edhe një deklaratë gjithë akuza e budallallëqe të Partisë Demokratike! Rashë edhe unë njëherë viktimë e “qytetarit dixhital”
Por, duke qenë se as “qytetari” në fjalë, as unë dhe as shumica dërrmuese e juaja që ka komentuar pozitivisht në atë postim, nuk kemi pasur hallin e vendit të ngjarjes, po kemi hallin e madh të nevojës për reagimin e domosdoshëm me zero tolerancë kundër atyre që na rrezikojnë të gjithëve, me sjelljen e tyre të papërgjegjshme, postimi nuk do të lëvizë nga vendi (natyrisht duke hequr fjalën Spanjë) dhe mesazhit të tij i qëndroj 100% pa asnjë diskutim!“- shkruan Rama. 

Kryeministri Edi Rama publikoi disa orë më arë një video me anë të së cilës shkruante se pamjet tregonin se si po rriheshin njerëzit në Spanjë, pasi dilnin nga karantina. Rama u tregua mjaft i prerë teksa u tha qytetarëve se tashmë Forcat e Rendit do të veprojnë, duke nënkuptuar këtu edhe dhunën.  Dosja.al hulumtoi dhe gjeti të publikuar në rrjetet sociale, video nga përplasja e algjerianëve me policinë. Kjo ngjarje, bazuar në postimet e bëra ka ndodhur gjatë një proteste të qytetarëve kundër qeverisë. Të njëjtën deklaroi edhe Partia Demokratike. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama videoja e dhunes edi rama videoja e dhunes

Sondazh

Poll