Politike

Dhunë me shkopa gome në Spanjë? PD-ja përgënjeshtron Ramën: Mashtrues, është video nga protestat në Algjeri

21 Mars 2020, 16:27 Nga DOSJA
Dhunë me shkopa gome në Spanjë? PD-ja përgënjeshtron

TIRANË– Partia Demokratike ka publikuar një tjetër video për të cilën shprehet se është videoja me të cilën kryeministri Edi Rama hapi panik, duke u shprehur se në spanjë njerëzit po rrihen nëse dalin nga karantina. Sipas PD-së, kjo video është shkëputur nga një protestë antiqeveritare në Algjeri dhe jo nga situata e virusit në Spanjë. Selia blu shton më tej se Rama po mashtron dhe është burimi kryesor i panikut dhe pasigurisë në Shqipëri.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

 Sot Edi Rama ka shpërndarë një gënjeshtër të rrezikshme për t’i trembur edhe më shumë qytetarët e Shqipërisë. Video e shpërndarë nga Edi Rama në profilin e tij zyrtar në facebook është mashtrim, sepse ajo është shkëputur nga një protestë antiqeveritare në Algjeri dhe jo nga situata e virusit në Spanjë.  Në Spanjë situata është e rënduar, por një shtet demokratik i Bashkimit Europian nuk vepron kurrë me dhunë ndaj shtetasve të vet, siç gënjen dhe mashtron Edi Rama.  Ai është sot burimi kryesor i panikut dhe pasigurisë në Shqipëri. I gjendur i papërgatitur, pa ide dhe në majë të një qeverie të kalbur nga skandalet dhe korrupsioni, ai ka dështuar të qetësojë dhe të kompensojë njerëzit, si dhe të menaxhojë një karantinë të efektshme. Paradite detyron qytetarët të dynden në dyqane, në drekë i terrorizon me video nga protestat antiqeveritare kundër regjimit autoritar në Algjeri, duke e shitur atë si dhunë që ndodh rëndom në Bashkimin Europian. Kjo është papërgjegjshmëri. Partia Demokratike i bën thirrje Edi Ramës të dalë nga shtëpia dhe të bëjë detyrën, t’u japë fund mesazheve që përhapin panik tek qytetarët dhe të përqendrojë të gjithë vëmendjen e tij tek detyrat e Qeverisë për të parandaluar përhapjen e virusit dhe për të zgjidhur krizën social-ekonomike që ka krijuar situata. Partia Demokratike i bën edhe njëherë apel të fortë çdo qytetari të ndjekin me seriozitet dhe përgjegjshmëri masat e kufizimit të lëvizjes dhe distancimit social. Zbatimi rigoroz i këtyre masave është me rëndësi JETIKE për të mbrojtur veten dhe njerëzit tanë më të dashur.

Kryeministri Edi Rama publikoi disa orë më arë një video me anë të së cilës shkruante se pamjet tregonin se si po rriheshin njerëzit që dilnin nga karantina. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama partia demokratike edi rama partia demokratike

Sondazh

Poll