Aktualitet

“T’i hani shnosh, vetëm mos dilni”, bashkitë shpërndajnë pako me ndihma ushqimore shtëpi më shtëpi

21 Mars 2020, 15:35 Nga DOSJA
“T’i hani shnosh, vetëm mos dilni”, bashkitë

SHQIPËRI– Bashkitë e qyteteve të ndryshme të Shqipërisë kanë shpërndarë edhe ditën e sotme pako me ndihma ushqimore për të gjithë pensionistët dhe familjet në nevojë që trajtohen me ndihmë ekonomike. Vetë kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje kur të dërguarit e bashkive të   Bulqizës, Vaut të Dejës, Delvinës, Librazhdit, Shijakut, Skraparit, Urës Vajgurore, Durrësit, Lezhës, Kukësit, Patosit, Korçës, Dropullit dhe Kamzës ku shihen teksa lënë pensionin dhe pakot me ushqime në shtëpi.

Pamjet vijnë në kohën kur në Shqipëri ka hyrë në zbatim ligji i luftës. Nga dita e sotme, ora 13:00 e deri të hënën në orën 05:00 është e ndaluar çdo lloj lëvizjeje me këmbë apo makinë. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Tashmë orari i ri i lëvizjes edhe për javën e ardhshme është 05:00 me 13:00. Ndërkaq numri i të prekurve ka shkuar në 76, dy prej tyre të shëruar dhe dy viktima.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave pët covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave pët covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll