Aktualitet

Dhëndri dhe vajza i morën për pushime, 85 vjeçari vdiq nga koronavirusi në Indonezi: Çfarë ndodhi me grupin e shqiptarëv

21 Mars 2020, 13:22 Nga DOSJA
Dhëndri dhe vajza i morën për pushime, 85 vjeçari vdiq nga

INDONEZI- Një 85 vjeçar shqiptar ndërroi jetë një ditë më parë në Indonezi për shkak të koronavirusit. Krahas keqardhjes, lajmi shkaktoi gjithashtu habi për faktin se çfarë e kishte çuar këtë të moshuar disa dhjetra mijëra kilometra larg Shqipërisë për të ndërruar jetë pikërisht atje.

Abcnews.al mëson ekskluzivisht se i moshuari shqiptar kishte shkuar për pushime disa ditë më parë në Indonezi bashkë me familjen. Vajza e tij është martuar me një zvicerjan dhe të dy ata vendosen që në udhëtimin për në Indonezi të merrnin edhe prindërit të kësaj të fundit, por duket se gjithçka ka shkuar keq.

Tre shqiptarët, pikërisht 85 vjeçari që ndërroi jetë, bashkëshortja e tij dhe vajza janë infektuar me koronavirus, ndërsa dhëndri zvicerjan ka rezultuar negativ. Vajza dhe nëna janë në gjendje shëndetësore të stabilizuar, ndërsa 85 vjeçari është varrosur nga autoritetet indoneziane.

Ndërkohë, mësohet se në Indonezi gjenden edhe një çift shqiptarësh që nuk ka lidhje me familjen e mësipërme. Ata kishin shkuar për pushime, por kanë ngecur në Indonezi për shkak të krizës së shkaktuar nga koronavirusi. Marrë nga Abcnews.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e koronavirusit ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll