Aktualitet

Gjesti fisnik i ushtarit në Shkodër, iu shpërndan ushqime refugjatëve, ata e falënderojnë: E duam Shqipërinë!

21 Mars 2020, 14:06 Nga DOSJA
Gjesti fisnik i ushtarit në Shkodër, iu shpërndan ushqime

Shqipëri- Shqipëria ndodhet në “shtetrrethim”. Që prej mëngjesit të sotëm ushtria ka zbarkuar në të gjithë vendin, pas masave të marra për COVID-19. Ndërkohë në Shkodër ushtarët kanë bërë një gjest fisnik, pasi u kanë dhënë ushqime disa refugjatëve. Në videon e mëposhtme shfaqet një ushtar, teksa u shpërndan atyre molto dhe ushqime të tjera. Këta të fundit e falënderojnë ushtarin dhe një prej tyre shprehet: “E dua Shqipërinë, Shqipëria është e mirë”. 

Pamjet vijnë në kohën kur në Shqipëri ka hyrë në zbatim ligji i luftës. Nga dita e sotme, ora 13:00 e deri të hënën në orën 05:00 është e ndaluar çdo lloj lëvizjeje me këmbë apo makinë. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Tashmë orari i ri i lëvizjes edhe për javën e ardhshme është 05:00 me 13:00. Ndërkaq numri i të prekurve ka shkuar në 76, dy prej tyre të shëruar dhe dy viktima.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronvirusi ne shqiperi koronvirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll