Aktualitet

Edhe Gjermania në Krizë, gazetarja Daniela Bonollari: I gjithë vendi është izoluar, 600 persona infektohen brenda ditës

21 Mars 2020, 15:25 Nga DOSJA
Edhe Gjermania në Krizë, gazetarja Daniela Bonollari: I gjithë

GJERMANI-Gazetarja Daniela Bonollari, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Gjermania me studion e “Ditari” në A2, ka treguar se si po përjetohet situata e shkaktuar nga koronavirusi atje.

Ajo ka thënë se situata është kritike, pasi vetëm brenda një dite infektohen 600 persona me Covid-19. Ajo është shprehur se vendi është izoluar, por njëri nga familjarët është I detyruar të punoj duke qenë se kompanitë nuk janë mbyllur.

Gjithashtu për shqiptarët që jetojnë në Gjermani ajo ka thënë se masat janë njësoj ashti si për qytetarët gjerman. Me tëj ka thënë se nëse kompania do ketë humbje financiare nuk dihet nëse do të kompensohen nga shteti, megjithatë ka thënë se familjet me ndihmë sociaale do të vazhdojnë të marrin ndihmat

“Po për Gjermaninë është sfida me e madhe pas luftës së Dytë botërore. Deri më tani janë 20 mijë të infektuar ku 600 persona janë shtuar më shumë se një ditë më parë. Deklarata e kancelares Markel ishte vendimtare për gjermanine, pasi populli është sensibilizuar duke u izoluar plotësisht. Të gjithë janë brenda por njëri nga kryfamiljarët vazhdon punën pasi nuk nuk janë mbyllur kompanitë.
Edhe shqiptarët ashtu si gjermanët, janë të njëjtat masa, nese puna ndërpritet ajo është e njëjtë për të gjithë njerëzit. Nuk dihet nëse shteti gjerman do t’i kompsoje familjet nese kompania do ketë rënie. Nderkohë familjet që janë me ndihma sociale do të vazhdojnë të marrin ndihmat. Lufta e e vertetë është si të ndalojmë përhapjen e virusit dhe kjo bëhet duke qëndruar në shtëpi. Ndërkohë për spitalet Kancelarja është shprehur se ka mjekësinë më të mirë në botë por mbetet për t’u parë se sa do të përballojë fluksin e pacientëve numrin e të infektuarëve me virusin. Mendohet se Gjermanin e presin ditë të vështira. Nëse nuk zbatohen rregullat e vendosura nga shteti do të merren masa të tjera. Deri më tani kanë humbur jetën vetëm personat në moshën e tretë, po ashtu është e ndaluar dalja e lirë vetëm nëse kanë për të shkuar në farmaci apo në supermarket“.- ka thënë Daniela Bonollari.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet daniela bonollari koronavirusi ne gjermani koronavirusi ne shqiperi daniela bonollari koronavirusi ne gjermani koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll