Aktualitet

Shqiptarja mposht koronavirusin/ Tregon 10 ditët e tmerrshme që ka përjetuar: Nisi me kollë të thatë

21 Mars 2020, 14:27 Nga DOSJA
Shqiptarja mposht koronavirusin/ Tregon 10 ditët e tmerrshme që ka

KALIFORNI-Sëmundja e Covid-19 po gjënjëzon botën ku mijëra persona janë infektuar dhe qindra të tjerë kanë vdekur. E teksa bota është në luftë ka pasur edhe persona që ia kanë dalë ta mposhtin atë edhe pse me shumë vështërsi.

E tillë eshtë 22- vjeçarja nga Shqipëria Bjonda Haliti, e cila nëpërmjet rrjetit social Tëitter ka treguar vështërsit që ka kaluar gjatë ditëve

Sipas Bjondës, simptomat e para ishin të ngjashme me çfarë dëgjojmë të thuhet në media, ku kolla e thatë ishte kryesorja. Ku gjatë ditëve shtohet tempreratura dhe më pas problemet me frymëmarrjen.

Dita e parë: Nis me një kollë të thatë dhe me dhimbje fyti. Ndihesha shumë e lodhur.

Dita e dytë: Ndjeja shumë ngarkesë në kokë, aq sa duhet të kollitesha shumë lehtë për të mos ndjerë atë dhimbje. Atë natë pata temperaturë. Sytë më lotonin dhe më digjnin. Nuk i lëvizja dot. Pasi bëra ca kërkime në internet zbulova se mund të ishte thjesht migrenë, por nuk po më pushonte fare. Atë ditë kam fjetur gjithë kohës.

Dita e tretë: Energjia më ra thuajse fare dhe temperatura vazhdonte. Në këtë pikë simptomat ishin: kolla e thatë, migrena, temperatura, të përziera. Vendosa të shkoj tek një mjek dhe rezultova negative për gripin. Doktori më tha se kisha një infeksion dhe më dha antibiotikë, 800 miligram ibuprofen. Sigurohesha që të hidratohesha gjithë kokës dhe merrja vitamina. Atë natë, temperatura vazhdonte.

Dita e katërt: Më në fund temperatura ra, por m’u shfaqën simptoma të tjera. Kisha probleme me frymëmarrjen, nuk ndihesha fare mirë. Kisha paksa dhimbje gjoksi. Bëra atë testin që thuhet se duhet të mbash frymën deri në 10 sekonda dhe meqë e bëra me sukses mendova se s’kishte gjë për t’u shqetësuar.

Më pas doja të testo hesha për koronavirusin, por ishte shumë e vështirë. U vetëkarantinova dhe vazhdoja të vazhdoja të hidratohesha.

Dita e pastë: kisha dhimbje fyti, kollë, probleme me frymëmarrjen. Shkova tek i njëjti doktor dhe kërkova të bëja se s’bën një test. Kërkova gjithashtu të bëja një grafi dhe gjithçka rezultoi normale.

Vazhdojë na vetë izolim dhe përgjigjen e testit do ta merrja pas 5 ose 6 ditësh.

Dita e gjashtë: Me përdorimin e vazhdueshëm të antibiotikëve dhe ibuprofenit simptomat ishin: dhimbje fyti, kollë, probleme me frymëmarrjen, por fuqia kishte nisur të rritej.

Dita e shtatë: Dhimbje të lehtë fyti, kollë të butë, energji të shtuar.

Dita e tetë: Kollë e lehtë,po ndihesha sërish vetvetja.

Dita e nëntë: Kolla e lehtë, energji normale.

Dita e dhjetë: Kollë mesatare, myk, fuqi. Rezultati i testit, pozitiv!

Ndërkohë ajo ka shtuar se akoma është në karantinë dhe se gjendja e saj është përmirësuar. Ajo thotë vetëkarantimi është mënyra e duhur për t’I bërë ballë ksaj lufte.

Burimi:News18

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bjonda haliti koronavirusi ne bote koronavirusi ne shqiperi bjonda haliti koronavirusi ne bote koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll