Aktualitet

ME VIDEO/ “Mbyll dyqanin, lëri pa bukë”, qytetarët përleshen me policin në Lushnje, dyndje njerëzish në furra

21 Mars 2020, 14:37 Nga DOSJA
ME VIDEO/ “Mbyll dyqanin, lëri pa bukë”, qytetarët

TIRANË– Qytetarët janë konfliktuar me një efektiv policia në një furrë buke në Lushnje. Ngjarja është raportuar me video nga redaksia e “JOQ”, ku shihet se si qytetarët janë dyndur pranë furrës së bukës dhe kërkojnë të blejnë e të furnizohen, duke qenë se nesër nuk do të ketë asgjë hapur.

Është ora 13:20. Mbylle dyqanin dhe lëri të gjithë pa bukë. Lëri të ikin,“- thuhet në video.

 

 

?

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania) on

Pamjet vijnë në kohën kur në Shqipëri ka hyrë në zbatim ligji i luftës. Nga dita e sotme, ora 13:00 e deri të hënën në orën 05:00 është e ndaluar çdo lloj lëvizjeje me këmbë apo makinë. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Tashmë orari i ri i lëvizjes edhe për javën e ardhshme është 05:00 me 13:00. Ndërkaq numri i të prekurve ka shkuar në 76, dy prej tyre të shëruar dhe dy viktima.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi lushnje plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi lushnje plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll