Aktualitet

Durrsakët të pabindur, teksa blejnë ushqime qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, asnjë masë mbrojtëse

21 Mars 2020, 13:33 Nga DOSJA
Durrsakët të pabindur, teksa blejnë ushqime qëndrojnë

DURRES- Qytetarët e Durrësit gjatë orëve të para të ditës së sotme dolën nga banesat e tyre për të blerë ushqime dhe ilaçe, pasi afati i vendosur nga shteti ishte deri në orën 13:00. Por edhe këta të fundit, nuk iu bindën masave të marra nga qeveria për COVID-19.

Në foton e siguruar nga Dosja.al shfaqen disa qytetarë në një dyqan, shumë pranë njëri-tjetrit dhe pa asnjë masë mbrojtëse.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 79, ndërsa në 2 ai i të shëruarve. Mes të infektuarve kanë humbur jetën dy persona. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, vetëm në orarin 05:00 të mëngjesit deri në 13:00 të mesditës. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(J.V;/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll