Aktualitet

VIDEO/ Sherr masiv për bukë në Korçë, gratë shtyhen, njëra ulëret, i shoqi: Merre, merre, të ikim!

21 Mars 2020, 13:31 Nga DOSJA
VIDEO/ Sherr masiv për bukë në Korçë, gratë

KORCE- Pamje të frikshme vijnë nga Korça aty ku para një furre buke ka plasur një sherr masiv për bukë.  Qytetarët shtyhen me njëri-tjetrin në radhë se kush do të marrë bukë para se furra të mbyllet, ndërkohë që pamjet janë të trishta.

Dhjetëra qytetarë qëndrojnë ngjitur njëri me tjetrin, duke mos llogaritur as maska, as doreza, e as distancë sigurie. Në video dëgjohet një burrë që i thotë të shoqes: Merre, merre të ikim! (referuar bukës).

 

Pamjet vijnë në kohën kur në Shqipëri ka hyrë në zbatim ligji i luftës. Nga dita e sotme, ora 13:00 e deri të hënën në orën 05:00 është e ndaluar çdo lloj lëvizjeje me këmbë apo makinë. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Tashmë orari i ri i lëvizjes edhe për javën e ardhshme është 05:00 me 13:00. Ndërkaq numri i të prekurve ka shkuar në 76, dy prej tyre të shëruar dhe dy viktima.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ligji i luftes per covid-19 sherr ne korce per buke koronavirusi ne shqiperi ligji i luftes per covid-19 sherr ne korce per buke

Sondazh

Poll