Aktualitet

Momentet kur ushtria dhe Policia zbarkojnë në qytetet e vendit, pamje nga Kukësi dhe Berati, ushtarët pozicionohen në terre

21 Mars 2020, 13:51 Nga DOSJA
Momentet kur ushtria dhe Policia zbarkojnë në qytetet e vendit, pamje

Kukës- Ushtria ka zbarkuar mëngjesin e sotëm në shumë qytete të vendit, pas masave të marra nga qeveria për COVID-19. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Dosja.al ushtarët janë shpërndarë nëpër rrugët e qytetit të Kukësit, ku shfaqen të pajisur edhe maska. Pranë tyre ndodhen edhe efektivë të Policisë së Shtetit. Ndërkohë ushtria dhe Policia  ka zbarkuar edhe në qytetin e Beratit dhe në video nuk shfaqet asnjë person në rrugë.

Pamjet vijnë në kohën kur në Shqipëri ka hyrë në zbatim ligji i luftës. Nga dita e sotme, ora 13:00 e deri të hënën në orën 05:00 është e ndaluar çdo lloj lëvizjeje me këmbë apo makinë. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Tashmë orari i ri i lëvizjes edhe për javën e ardhshme është 05:00 me 13:00. Ndërkaq numri i të prekurve ka shkuar në 76, dy prej tyre të shëruar dhe dy viktima.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plani i masave per covid-19 plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll