Aktualitet

COVID-19/ Rama: Ata që nuk kanë urgjencë dhe duan sqarime, të mos telefonojnë tek 127, por në këtë numër

21 Mars 2020, 12:08 Nga DOSJA

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se për të mos ngarkuar 127- tën,  numrin e urgjencës kombëtare, qytetarët të telefonojnë në numrin 0800 40 40 për sqarime që nuk kanë lidhje me ndonjë urgjencë shëndetësore.

“PËR TË MOS MBINGARKUAR 127-ën NUMRIN E URGJENCËS KOMBËTARE, JU KENI NË DISPOZICION KËTË NUMËR KU MUND TË KËRKONI SQARIME QË NUK LIDHEN ME NJË URGJENCË SHËNDETËSORE”, njofton Rama.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 79, ndërsa në 2 ai i të shëruarve. Mes të infektuarve kanë humbur jetën dy persona. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, vetëm në orarin 05:00 të mëngjesit deri në 13:00 të mesditës. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Mars 2020, 09:59

TIRANË- Janë 76 të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri. Dosja.al raportoi në mëngjes rastin e një55-vjeçari të infektuar me COVID-19 nga fshati F...