Aktualitet

Policia dhe ushtria në aksion, shpërndajnë qytetarët në tregun e Kombinatit

21 Mars 2020, 11:47 Nga DOSJA
Policia dhe ushtria në aksion, shpërndajnë qytetarët në

Tiranë- Pak minuta më parë Policia dhe ushtria kanë nisur një aksion, ku po shërndajnë qytetarët në tregun e Kombinatit, pasi në këtë treg ka një dyndje të madhe.  Qindra qytetarë të Tiranës kanë shkuar sot aty për të blerë ushqime, pasi pas orës 13:00 do të mbyllet gjithçka.

Që nga ora 13:00 e ditës së sotme dhe deri në orën 05:00 të mëngjesit të së hënës nuk do të lejohet që asnjë person të dalë nga shtëpia pa autorizim. Kjo masë e qeveverisë ka sjellë edhe dyndje të qytetarëve nëpër tregjet e vendit.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 79, ndërsa në 2 ai i të shëruarve. Mes të infektuarve kanë humbur jetën dy persona. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, vetëm në orarin 05:00 të mëngjesit deri në 13:00 të mesditës. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Mars 2020, 09:59

TIRANË- Janë 76 të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri. Dosja.al raportoi në mëngjes rastin e një55-vjeçari të infektuar me COVID-19 nga fshati F...

Aktualitet 21 Mars 2020, 09:48

TIRANË- Policia e Shtetit jep informacionin e përditësuar për ndalimin e qarkullimit për mjetet dhe qytetarët nga ora 13:00 e ditës së sotme, deri në orën ...