Aktualitet

Gjirokastritët s’i tremben COVID-19/ Rrezikojnë jetën për një kafe, rrinë ngjitur njëri-tjetrit, pamje nga lagjet e qyt

21 Mars 2020, 11:38 Nga DOSJA
Gjirokastritët s’i tremben COVID-19/ Rrezikojnë jetën

Gjirokastër- Qytetarët shqiptarë prej më shumë se një javë janë vetëizoluar, pas përhapjes së COVID-19.

Por çfarë ndodh në oraret ku lejohet që ata të dalin nga banesa? Shqiptarët nuk shkojnë nëpër supermarkete apo farmaci, për të blerë ushqime dhe ilaçe, por gjejnë mundësinë edhe për të blerë kafe. Siç shihet edhe në videon e publikuan nga Report Tv, qytetarët në Gjirokastër, rrezikojnë jetën për një kafe, pasi rrinë ngjitur pranë njëri-tjetrit për ta marrë atë.  Po kështu, edhe në tregjet e qytetit njerëzit shfaqen shumë pranë njëri tjetrit.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 79, ndërsa në 2 ai i të shëruarve. Mes të infektuarve kanë humbur jetën dy persona. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, vetëm në orarin 05:00 të mëngjesit deri në 13:00 të mesditës. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Mars 2020, 09:59

TIRANË- Janë 76 të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri. Dosja.al raportoi në mëngjes rastin e një55-vjeçari të infektuar me COVID-19 nga fshati F...

Aktualitet 21 Mars 2020, 09:48

TIRANË- Policia e Shtetit jep informacionin e përditësuar për ndalimin e qarkullimit për mjetet dhe qytetarët nga ora 13:00 e ditës së sotme, deri në orën ...