Politike

Rama komenton shifrat e vdekjeve nga COVID-19 në Itali: O njerëz! Si do i’a bëjmë, do vrasim njëri-tjetrin apo do rezisto

20 Mars 2020, 19:00 Nga DOSJA
Rama komenton shifrat e vdekjeve nga COVID-19 në Itali: O njerëz! Si

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar shifrat e jetëve të humbura në Itali, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë qenë 627 të vdekur. Në një reagim në Facebook, Rama shifrën 627 e përsërit disa herë dhe shprehet se kjo ndodhi pasi masat shtrënguese u morën shumë vonë dhe njerëzit u tallën dhe nuk i respektuan. Më tej numri një i qeverisë pyet qytetarët, nëse duan të vrasim njëri-tjetrin dhe të rrimë duke numëruar të vdekurit apo do rëzistojmë duke ndenjur të izoluar në shtëpi.

“? O NJERËZ! NË ITALI SOT KISHTE 627 TË VDEKUR? GJASHTËQIND E NJËZETË E SHTATË!!! VETËM SOT!!! 24 ORË 627 TË VDEKUR!!! ? NË LOMBARDI KU ITALIA KA NJË SISTEM SPITALOR QË ËSHTË NË MAJËN E EUROPËS, NËNTË NË DHJETË VDEKJE NDODHIN NË SHTËPI!!!

PSE??? SEPSE MASAT SHTRËNGUESE U MORËN VONË, NJERËZIT U TALLËN ME MASAT NË EMËR TË LIRISË PËR XHIRO, PËR SULLACO E PËR FESTA DHE ARMIKU U VAJTI TË TËRËVE NËPËR SHTËPI! NUMRI I TË SËMURËVE E KALOI ME GALOP NUMRIN E SHTRETËRVE DHE JA SI KA ARDHUR PUNA!!!

? TANI SI DO I’A BËJMË?! DO VRASIM NJËRI-TJETRIN DHE DO RRIMË DUKE NUMËRUAR ME QINDRA TË VDEKUR E MOSOZOT MIJËRA? APO DO REZISTOJMË DHE DO SHPËTOJMË NJËRI – TJETRIN?! PO NJERËZIT KANË NDENJUR 30 VJET NË BURG APO 30 DITË NË GREVË URIE DHE NUK KANË VDEKUR, E PSE DUHET TË VDESIN SOT DUKE NDENJUR NË SHTËPI PA DALË XHIRO APO DUKE NDENJUR NË RADHË PAK MË GJATË, PA U NGJITUR ME NJËRI-TJETRIN?!”, shkruan Rama.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 70. Sot janë shënuar edhe 7 raste të reja. 1 rast, ai i 85-vjeçares në Patos, dhe 5 të tjera në Tiranë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, 06:00 deri më 10:00 paradite dhe 16:00 deri në 18:00 pasdite. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne itali masat kunder covid 19 edi rama koronavirusi ne itali masat kunder covid 19

Sondazh

Poll