Politike

“Mos lini fëmijët të shohin këtë”, Rama poston VIDEO-n nga spitalet në Itali: Hapini sytë dhe shikojeni, ja çfarë i

20 Mars 2020, 19:44 Nga DOSJA
“Mos lini fëmijët të shohin këtë”, Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në mbrëmje nga video që nuk ua sugjeron fëmijeëve ta shikojnë. Rama ka publikuar pamjet nga një spital në Itali, i cili ka rënë në koplas nga koronavirusi. Kreu i qeverisë u bënë thirrje që ta shohin qytetarët në shqipëri dhe ta kuptojnë se çfarë pësojnë ata që nuk marrin vesh nga armiku.

“? HAPINI SYTË E VESHËT DHE SHIKOJENI E DËGJOJENI VETË, SE ÇFARË I GJEN ATA QË NUK DUAN TA MARRIN VESH NË KOHË QINDIN QË TË PUNON KY ARMIK QË PO LUFTOJMË! DHE KU? NË BERGAMO! NJË NGA SPITALET MË TË FAMSHËM TË EUROPËS! ZOT NA RUAJ? *Mos i lini fëmijët ta shohin këtë video”, shkruan Rama.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 70. Sot janë shënuar edhe 7 raste të reja. 1 rast, ai i 85-vjeçares në Patos, dhe 5 të tjera në Tiranë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, 06:00 deri më 10:00 paradite dhe 16:00 deri në 18:00 pasdite. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne itali masat kunder covid 19 spitali ne bergamo edi rama koronavirusi ne itali masat kunder covid 19 spitali ne bergamo

Sondazh

Poll