Politike

Shërimi i dy pacientëve të parë nga COVID-19, Meta: Ky ishte lajm shumë i mirë, kishim nevojë për të

20 Mars 2020, 21:28 Nga DOSJA
Shërimi i dy pacientëve të parë nga COVID-19, Meta: Ky ishte

TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar lidhur për dy të shëruarit e parë nga koronavirusi  në Shqipëri. 

Duke shpërndarë njoftimin e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Meta shkruan se ky ishte një lajm për të cilin kishin nevojë të gjithë që ta dëgjonin.

“Një lajm shumë shumë i mirë këtë mbrëmje, për të cilin kishim nevojë të gjithë! Faleminderit dhe një BRAVO të madhe të gjithë mjekëve të shkëlqyer! Forca të gjithëve! Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari,“-shkruan Meta. 

POSTIMI I PLOTË:

 

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 70, ndërsa në 2 ai i të shëruarve. Sot janë shënuar edhe 7 raste të reja. 1 rast, ai i 85-vjeçares në Patos, dhe 5 të tjera në Tiranë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, 06:00 deri më 10:00 paradite dhe 16:00 deri në 18:00 pasdite. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 ilir meta koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll