Politike

LAJME TË MIRA/ Rama: 2 të shëruar nga koronavirusi. Ministrja e Shëndetësisë: Gati të dalin nga Infektivi

20 Mars 2020, 20:26 Nga DOSJA
LAJME TË MIRA/ Rama: 2 të shëruar nga koronavirusi. Ministrja e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë se kontaktet e para me  ‘pacientin 0’ kanë rezultuar negativ për koronavirus edhe nga testi i dytë. Kjo e çon në 2, numrin e të shëruarve nga pandemia globale në Shqipëri.

Ndërkohë që në postimin e tij, nuk ka lënë pa falenderuar as mjekët, të cilëve u ka ofruar mirënjohjen e tij.  “Testi i dytë konfirmon negativ kontaktin e parë të pacientit zero. Del negativ edhe një pacient tjetër. Mirënjohje me përunjësi mjekëve të spitalit Infektiv,”-shkruan Rama. 

Pas Ramës, lidhur me lajmin ka reaguar edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shkruan se të dy pacientët janë gati që të lënë spitalin Infektiv dhe të vijojnë me jetën e tyre.

Lajm i mirë! Dy pacientët e parë të hospitalizuar do të bëhen gati të lënë spitalin Infektiv, pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më parë. Dy pacientë, kontakte të pacientit 0 që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri rezultuan negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit. Bravo ekipit të spitalit infektiv. Por JU LUTEM KUJDES! Të prekurit po shtohen, spitali infektiv ka sot katër pacientë në terapi intensive dhe numri i të shtruarve po rritet dita-ditës,”-shkruan Manastirliu.

Disa ditë më parë ishin mjekët dhe vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ajo që konfirmoi se testimi i parë që i ishte bërë kontaktit të pacientit 0 kishte rezultuar negativ. Megjithatë ata bënë me dije se atij do t’i kryhej edhe një test i dytë për të qënë 100% të sigurt për rezultatin. 

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 70, ndërsa në 2 ai i të shëruarve. Sot janë shënuar edhe 7 raste të reja. 1 rast, ai i 85-vjeçares në Patos, dhe 5 të tjera në Tiranë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, 06:00 deri më 10:00 paradite dhe 16:00 deri në 18:00 pasdite. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi pacienti 0 edi rama koronavirusi ne shqiperi pacienti 0

Sondazh

Poll