Politike

‘Ti nuk del në rrugë për të blerë ushqime, prandaj…’/ Aktorja Ema Andrea i ankohet Ramës për koronaviru

20 Mars 2020, 17:28 Nga DOSJA
‘Ti nuk del në rrugë për të blerë ushqime,

TIRANË– Aktorja e njohur shqiptare, Ema Andrea i ka dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama lidhur me vendosjen e fashave orare për lëvizjen e qytetarëve.

Me anë të një statusi në Facebook, në të cilin ajo ka bërë tag edhe kreun e qeverisë, aktorja shkruan se oraret e lëvizjes po përdoren për takime nga të gjithë qytetarët e papërgjegjshëm, të cilët “po kontribuojnë” për përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

“Edi Rama, mbase ti nuk del në rrugë për të blerë ushqime, ndaj nuk e kupton që fashat orare që ke vendosur, bëjnë më shumë dëm se sa dobi! Pavarësisht njerëzve të përgjegjshëm apo të papërgjegjshëm detyra juaj është të gjeni një zgjidhje! Oraret e lëvizjes së lirë po kthehen në takime për shpërndarjen sa më të shpejtë të virusit! Merre si të duash këtë mesazh. I love me! Faleminderit,”-shkruan Andrea.

POSTIMI I PLOTË:

 

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 70. Sot janë shënuar edhe 7 raste të reja. 1 rast, ai i 85-vjeçares në Patos, dhe 5 të tjera në Tiranë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, 06:00 deri më 10:00 paradite dhe 16:00 deri në 18:00 pasdite. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ema andrea koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama ema andrea koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll