Politike

Ndihma e SHBA për përballimin e COVID-19, Basha: Ne nuk jemi vetëm! Falemnderit për miqësinë

20 Mars 2020, 16:04 Nga DOSJA
Ndihma e SHBA për përballimin e COVID-19, Basha: Ne nuk jemi

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur premtimin e bërë publik nga ambasadorja Yuri Kim, e cila shkroi se SHBA do mbështesë Shqipërinë në luftën kundër COVID-19. Në një reagim në mediat sociale, Basha shkruan se Shqipëria nuk është vetëm dhe ka miq në ditë të vështira.

Ne nuk jemi vetëm! Falemnderit për miqësinë dhe ndihmën në ditë të vështira!”, është ky reagimi i shkurtër i kreut të opozitës. Më herët Yuri Kim bëri me dije se Shtetet e Bashkuara kanë premtuar deri në 100 milionë dollarë për të ndihmuar miq si Shqipëria dhe vende të tjera për të luftuar COVID-19.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 70. Sot janë shënuar edhe 7 raste të reja. 1 rast, ai i 85-vjeçares në Patos, dhe 5 të tjera në Tiranë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, 06:00 deri më 10:00 paradite dhe 16:00 deri në 18:00 pasdite. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha masat kunder covid 19 yuri kim koronavirusi ne shqiperi lulzim basha masat kunder covid 19 yuri kim

Sondazh

Poll