Politike

Meta takohet me Ahmetajn: U njoha me masat qeverisë kundër COVID-19, së shpejti mbledh Këshillin e Sigurisë

20 Mars 2020, 18:25 Nga DOSJA
Meta takohet me Ahmetajn: U njoha me masat qeverisë kundër COVID-19,

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim në Presidencë, Ministrin për Rindërtimin Arben Ahmetajn, i cili ka marrë kompetecna të tjera që të menaxhojë dhe financat gjatë situatës së COVID-19. Në një njoftim për mediat Presidenca bën me dije se  gjatë takimit është folur  për situatën e krijuar nga COVID-19.  Meta u njoh nga ministri Ahmetaj për masat e marra nga qeveria për përballimin e kësaj situate kritike, si dhe diskutoi mbi mundësinë e mbledhjes në një kohë sa më të afërt të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta priti sot në mbrëmje me kërkesë të Tij, ministrin e Shtetit për Rindërtimin, z.Arben Ahmetaj, të ngarkuar nga qeveria edhe për  koordinimin  dhe  drejtimin  e  punës, ndërmjet ministrive dhe institucioneve, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga pandemia globale COVID-19.

Presidenti Meta u njoh nga ministri Ahmetaj për masat e marra nga qeveria për përballimin e kësaj situate kritike, si dhe diskutoi mbi mundësinë e mbledhjes në një kohë sa më të afërt të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Gjithashtu, Presidenti Meta theksoi gjatë takimit se bashkëpunimi, gjithëpërfshirja, humanizmi dhe solidariteti mbarëkombëtar do të na japë të gjithëve fuqinë e duhur pozitive për ta fituar këtë sfidë”, është ky njoftimi nga Presidenca.

Por takime mes Ahmetajt dhe Metës ka pasur dhe më herët dhe pse ato nuk janë bërë publike, ishte Arjan Çani, i cili në emisionin ‘Zonë e Lirë’ tha se Presidenti dhe ministri po takohen shpesh në fshehtësi për të vendosur paqen. Duket se takimet e tyre kanë qenë efikase, pasi një ditë më parë Kryeministri Edi Rama falenderoi publikisht Ilir Metën, dhe sot një ditë më pas takimi mes Presidentit dhe Ahemtajt bëhet publik dhe ka një njoftim për të.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 70. Sot janë shënuar edhe 7 raste të reja. 1 rast, ai i 85-vjeçares në Patos, dhe 5 të tjera në Tiranë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, 06:00 deri më 10:00 paradite dhe 16:00 deri në 18:00 pasdite. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetajt ilir meta keshilli i sigurisë kombëtare masat kunder covid 19 plani ekonomik per koronavirusin arben ahmetajt ilir meta keshilli i sigurisë kombëtare masat kunder covid 19 plani ekonomik per koronavirusin

Sondazh

Poll