Politike

Ushtria doli në rrugë, Rama qytetarëve: Do jenë në mbrojtje të popullit, një pakicë e vogël po na bën hatanë

20 Mars 2020, 15:30 Nga DOSJA
Ushtria doli në rrugë, Rama qytetarëve: Do jenë në

TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama ka shpërndarë sot videon e makinave të Forcave të Armatosura të cilat nga sot do të patrullojnë në rrugë të ndryshme në qytet. Rama shkruan se ushtria do vihet në mbrojtne të popullit, pasi një pakicë e vogël mjafton për të bërë hatanë dhe kjo gjë nuk do lejohet të ndodh.

? TIRANË – USHTRIA DO TË VIHET E GJITHA NË MBROJTJE TË POPULLIT NGA SABOTATORËT E KËSAJ LUFTE, KU KJO PAKICË FARE E VOGËL INDIVIDËSH TË PAPËRGJEGJSHËM MJAFTON PËR TË NA BËRË HATANË DHE NUK MUND TË LEJOHET NË ASNJË MËNYRË, TË MARRË NË QAFË MIJËRA E MIJËRA TË PAFAJSHËM DHE T’U SJELLIN VUAJTJE DHJETËRA MIJËRA TË TJERËVE?

? DUHET T’I NDALIM ME ÇDO KUSHT DHE DO TË PËRDORIM ÇDO MJET, DERI NË HEQJEN E PLOTË TË LIRISË NËSE NUK DO TË TËRHIQEN URGJENTISHT NGA RRUGA E TYRE QORRE? ? POPULLI NUK I’A KA BORXH ASNJË INDIVIDI TRADHËTINË NË KËTË PËRPJEKJE KOMBËTARE PËR JETËN E NJERIUT??”, shkruan Rama.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 70. Sot janë shënuar edhe 7 raste të reja. 1 rast, ai i 85-vjeçares në Patos, dhe 5 të tjera në Tiranë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, 06:00 deri më 10:00 paradite dhe 16:00 deri në 18:00 pasdite. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ushtria ne rruge edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ushtria ne rruge

Sondazh

Poll