Politike

Basha reagon pas zbulimit të misterit të mesazhit: Akt i shëmtuar, të fokushemi tek qytetarët

20 Mars 2020, 16:55 Nga DOSJA
Basha reagon pas zbulimit të misterit të mesazhit: Akt i

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar sot pas publikimit të përgjigjes nga kompnia celulare, në të cilën shkruhej se mesazhi i dërguar në telefonin e Eni Vasilit, nuk është dërguar nga kryedemokrati. Në një reagim në mediat sociale, Basha shkruan se në shoqëri të lirë duhet të mbizotëroje e vërteta dhe transparenca, dhe mesazhi i rremë është një akt i shëmtuar.

Në një shoqëri të lirë duhet të mbizotërojnë gjithmonë e vërteta dhe transparenca! Edhe pse ky akt i shëmtuar ka indinjuar shumëkënd, tani është koha të fokusohemi tek siguria dhe shëndeti i çdo shqiptari. T’i bëhemi krah njëri-tjetrit në këto ditë të vështira që ta mundim të keqen”, shprehet Basha, duke shpërndarë mesazhin e Sekretari të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, i cili publikoi përgjigjen zyrtare të Vodafone.

Sot është sqaruar dhe misteri i SMS-së që iu dërgua moderatores Eni Vasili gjatë intervistës së saj me kryeministrin Edi Rama. Gazment Bardhi ai që ka publikuar letrën e kompanisë telefonike “Vodafone Albania”, e cila bën me dije se pas verfikimeve të kryera mesazhi nuk është dërguar nga numri i Lulzim Bashës por nga një platformë e huaj

Mesazhi “i dërguar” nga telefoni i kryedemokratit trazoi ujërat e politikës shqiptare.  Mesazhi, që sipas Vasilit, ka shkuar nga numri i telefonit të Lulzim Basha, kishte si përmbajtje “Eni, pyete kryeministrin, a është i gatshëm të japë dorëheqjen dhe të ma kalojë mua drejtimin e qeverisë?”. Gazetarja nxorri edhe screenshotin (fotografi e ekranit), që sipas saj, provonte se pyetja kishte ardhur nga adresa e Bashës. Ndërsa Basha dhe PD dhe PD kanë 24 orë që e mohojnë me forcë këtë SMS, duke publikuar një screenshot tjetër. 

Incidenti ndodhi teksa Vasili kishte në lidhje Skype kryeministrin Edi Rama. Më pas gazetarja lexoi një tjetër mesazh nga kryedemokrati Basha, i cili shkruante se nuk ishte ai personi që e kishte dërguar SMS-në e parë. Mister mbetet mënyra se si ai mesazh mbërriti në duart e Vasilit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama eni vasili lulzim basha mesazhi i bashes per ramen edi rama eni vasili lulzim basha mesazhi i bashes per ramen

Sondazh

Poll