Politike

Ndryshon orari i lëvizjes për qytetarët, Ramës i ‘soset durimi’: Ushqimet e ilaçet do i blini nga ora 05:00 der

20 Mars 2020, 16:59 Nga DOSJA
Ndryshon orari i lëvizjes për qytetarët, Ramës i

TIRANË– Kryeministrit Edi Rama duket se i ka sosur durimi me qytetarët e pabindur, të cilët dalin nga shtëpia pavarësisht masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Rama ka njoftuar se nga dita e nesërme, orari i lëvizjes do të jetë nga ora 05.00 e mëngjesit deri në orën 13.00 të pasdites. Ky orar do të përdoret për të gjitha pikat e shitjes së ushqimeve, ilaçeve, shërbimeve bankare, por do të jetë edhe koha kur do të punojnë edhe punonjësit e administratës.

“Nga nesër në orën 13.00, gjatë gjithë ditës së dielë, deri të hënën në orën 05.00, do të jetë gjithçka e mbyllur, në të gjitha qendrat urbane të Republikës së Shqipërisë. Në rrugë do të jenë vetëm forcat e policisë, ushtrisë, njësive kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike!,“-shkruan Rama.

POSTIMI I PLOTË

Nga nesër regjimi i lëvizjes ndryshon, sepse nuk kemi asnjë orë e jo më ditë për të humbur me edukimin e të pabindurve, të cilëve shumë shpejt do të detyrohemi t’ua kthejmë me të njëjtën monedhë, jo vetëm duke i ndëshkuar me gjobat e sanksionet në fuqi po edhe duke u ndërprerë çdo lloj ndihme e shërbimi shtetëror! Thirrjet për mirëkuptimin e tyre po mbarojnë! Nga nesër orari i lëvizjes do të jetë 05.00 – 13.00! Ky do të jetë në vijim edhe orari i pikave të shitjes së ushqimeve, ilaçeve apo shërbimeve bankare, si edhe orari i punës së punonjësve të administrates. Nga nesër në orën 13.00, gjatë gjithë ditës së dielë, deri të hënën në orën 05.00, do të jetë gjithçka e mbyllur, në të gjitha qendrat urbane të republikës së shqipërisë. Në rrugë do të jenë vetëm forcat e policisë, ushtrisë, njësive kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike! Kjo është luftë dhe armiku nuk po largohet, por po afrohet çdo minutë! Prandaj mblidheni mendjen bashkë me mua që duhet të shtrëngojmë çdo ditë vidat e zinxhirëve mbrojtës, nëse nuk duam të na grijë si helmi mizat!

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 70. Sot janë shënuar edhe 7 raste të reja. 1 rast, ai i 85-vjeçares në Patos, dhe 5 të tjera në Tiranë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, 06:00 deri më 10:00 paradite dhe 16:00 deri në 18:00 pasdite. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(K.M. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll