Politike

Zbulimi i misterit të SMS-së së Bashës, Paloka: Lojë e fëlliqur, u falsifikua nga Rama e Balla

20 Mars 2020, 17:33 Nga DOSJA
Zbulimi i misterit të SMS-së së Bashës, Paloka: Lojë e

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas zbulimit të së vërtetës së mesazhit në telefonin e Eni Vasili, që u dyshua se iu nis nga Basha. Në një reagim në mediat sociale, Paloka shkruan se mesazhi është falsifikuar nga Edi Rama dhe Taulant Balla. Zyrtari i PD shton më tej se mesazhi fals është njësoj si masakt e skaduara dhe qeveria duhet që bëjë punën para se të jetë vonë.

Shefi i lodhur e i kapur gafil dhe Tao Yaris, ne keto dite beteje me virusin, falsifikojne mesazhe per kryetarin e opozites. Perdite lufte politike kunder opozites per te hequr vemendjen nga deshtimi i tyre total! Por mesazhet fallco njesoj si maskat e skaduara e kane efektin zero. Njerezit kane sy e veshe dhe e kuptojne lojen e felliqur!! Vini gishtin kokes dhe beni detyren para se te jete vone!”, shkruan Paloka.

Sot është sqaruar dhe misteri i SMS-së që iu dërgua moderatores Eni Vasili gjatë intervistës së saj me kryeministrin Edi Rama. Gazment Bardhi ai që ka publikuar letrën e kompanisë telefonike “Vodafone Albania”, e cila bën me dije se pas verfikimeve të kryera mesazhi nuk është dërguar nga numri i Lulzim Bashës por nga një platformë e huaj

Mesazhi “i dërguar” nga telefoni i kryedemokratit trazoi ujërat e politikës shqiptare.  Mesazhi, që sipas Vasilit, ka shkuar nga numri i telefonit të Lulzim Basha, kishte si përmbajtje “Eni, pyete kryeministrin, a është i gatshëm të japë dorëheqjen dhe të ma kalojë mua drejtimin e qeverisë?”. Gazetarja nxorri edhe screenshotin (fotografi e ekranit), që sipas saj, provonte se pyetja kishte ardhur nga adresa e Bashës. Ndërsa Basha dhe PD dhe PD kanë 24 orë që e mohojnë me forcë këtë SMS, duke publikuar një screenshot tjetër. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi paloka edi rama eni vasili mesazhi i bashes per ramen edi paloka edi rama eni vasili mesazhi i bashes per ramen

Sondazh

Poll