Politike

U mbaroi lejeqëndrimi dhe jeni bllokuar në Austri? MEPJ jep lajmin e mirë: Nuk do penalizoheni

20 Mars 2020, 14:29 Nga DOSJA
U mbaroi lejeqëndrimi dhe jeni bllokuar në Austri? MEPJ jep lajmin e

TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashmte, ka dhënë sot një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët që ndodhen në Austri dhe janë bllokuar aty për shkak të masave shtrenguese kudnër COVID-19. Në një reagim për mediat MEPJ bën me dije se asnjë shqiptarë nuk do penalizohet edhe pse mund t’i ketë mbaruar leja për të qëndruar në zonën Shengen.

MEPJ informon të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Austri, të cilët tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen dhe dëshmojnë se për shkak të situatës së Covid-19 e kanë të pamundur lëvizjen, nuk do të penalizohen.

Gjithashtu, autoritetet austriake kanë informuar se shtetasit e vendeve të tjera, nuk do të lejohen të hyjnë në Austri duke filluar nga dita e sotme, datë 20 mars 2020, me përjashtim të atyre që kanë lejeqendrimi të vlefshme në Austri”, shkruan MEPJ.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 70. Sot janë shënuar edhe 7 raste të reja. 1 rast, ai i 85-vjeçares në Patos, dhe 5 të tjera në Tiranë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, 06:00 deri më 10:00 paradite dhe 16:00 deri në 18:00 pasdite. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ministria e jashme shqiptaret ne austri koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ministria e jashme shqiptaret ne austri

Sondazh

Poll