Politike

PD reagon kundër Ramës: Jemi në luftë, por ti bën joga dhe luan me Zahon. Qytetarët janë braktisur nga qeveria

20 Mars 2020, 14:04 Nga DOSJA
PD reagon kundër Ramës: Jemi në luftë, por ti bën joga

TIRANË- Partia Demokratike me anë të ish-deputetit, Endri Hasa, ka reaguar pas thirrjeve të Kryeministrit Edi Rama q qytetart duhet t qndrojn n shtpi. N nj reagim n Facebook, Hasa shkruan se Rama sot duhet të ishte në krye të detyrës dhe jo në shtëpi me pizhame duke bërë pushim. Më tej zyrtari i PD shprehet se Kryeministri ka thën se ai në luftë bën joha dhe luan me Zahon, ndrëkohë që qytetarët janë në betejë me jetën.

Nga vila e tij 2 milion euro në Surrel, Edi Rama ? me pizhame u tha shqiptarëve: “Nga shtëpia të dalim vetëm kur kemi punë”. Mesazh i duhur për qytetarët, por nga njëriu i gabuar, që duhet të ishte në krye të punëve dhe jo në shtëpi me pizhame duke bërë pushim.

Mesazhi ishte i qartë: Në luftë Kryeministri bën joga, luan me Zahon, dhe gjatë pushimit, hanë dy vakte të ndara me nga 8 orë. Ndërkohë, janë qytetarët ato që në luftë, të braktisur nga Qeveria, janë në betejë me jetën, shëndetin dhe mbijetesën e tyre ekonomike! #kryeministëriskaduar”, shkruan Hasa.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 70. Sot janë shënuar edhe 7 raste të reja. 1 rast, ai i 85-vjeçares në Patos, dhe 5 të tjera në Tiranë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, 06:00 deri më 10:00 paradite dhe 16:00 deri në 18:00 pasdite. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama endri hasa koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 edi rama endri hasa koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll