Politike

VENDIMI ZYRTAR/ Rama largon Lleshajn nga drejtimi i Këshillit të Autoritetit tё Aviaconit Civil, e zëvendëson me Dritan Gjo

20 Mars 2020, 14:29 Nga DOSJA
VENDIMI ZYRTAR/ Rama largon Lleshajn nga drejtimi i Këshillit të

TIRANË– Qeveria e kryesuar nga kryeministri Edi Rama ka ndryshuar të gjithë këshillin drejtues të Autoritetit të Aviaconit Civil. Në një vendim të publikuar në Fletoren Zyrtare dhe të botuar shihet se Rama ka emëruar kryetar të Këshillit Drejtues Dritan Gjonbalajn, post të cilin deri më sot e kishte ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Ndërsa  si anëtar ka emëruar Elira Kokonën, Arta Gurabardhi. Evis Mamaj dhe Artan Shkrelin. Me këtë vendim është shkrirë edhe Këshilli Drejtues aktual i këtij Aviaconi në Shqipëri, që drejtohej nga Lleshaj. ky i fundit e mori këtë detyrë që në dhjetor të 2017-ës. Ndërsa anëtarë të këtij Këshilli Drejtues kanë qenë Brunilda Lilo, Hajrulla Çeku,  Vladimir Avdiaj dhe  Etleva Kondi.

Por kush është Dritan Gjonbalaj?

Dritan Gjonbalaj ka lindur në Kosovë dhe më parë ka punuar si këshilltar e zëdhënës i ministrit të Mbrojtjes të Kosovës në qeverinë e Haradinajt.Gjithashtu ai ka mbajtur dhe postin e Drejtorin e Përgjithshëm të Aviacionit Civil të Kosovës.

(F.M.DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama sander lleshaj edi rama sander lleshaj

Sondazh

Poll