Politike

Rama i përgjysmoi rrogën, Lefter Maliqi reagon ashpër: S’e dua fare, vetëm shqiptarët të jenë mirë. Aktor sharlatan dh

20 Mars 2020, 14:21 Nga DOSJA
Rama i përgjysmoi rrogën, Lefter Maliqi reagon ashpër: S’e

TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi, ka reaguar për planin ekonomik të preznatuar nga Kryeministri Edi Rama për përballimin e situatës së COVID-19. Në një postim në mediat sociale, Maliqi shkruan se Rama është një aktor sharlatan dhe njeriu që u ka ka bërë në shqipëri 1001 e në mëkate.

Më tej deputeti komenton dhe nismën për përgjysminin e rrogës së deputetëve e ministrave dhe propozon që këta zyrtarë të mos paguhen fare këto muaj. “Ndrysho buxhetin o i lig, anullo 120 milion euro te koncesioneve, se taksat e shqiptareve jane dhe perdori per kete fatkeqesi, boll manipulove me fjalet, boll u qave, boll i mashtrove, nenshrove, varferove e perbuze shqiptaret”, shkruan Maliqi.

REAGIMI I PLOTË

Piktor deshtak dhe djall te ishe do kishe pak shpirt. Aktori sharlatan e aventurieri i shqiptareve, njeriu i 1001 mekateve thote do pergjysmoj pagat e deputeteve dhe ministrave, shoë mediatik, hiqja te gjithe rrogen vetem shqiptaret te jene mire. Po me kete pergjysmin nuk nxjerr asgje ne shesh dhe ske cfare te ndihmosh. Ndrysho buxhetin o i lig, anullo 120 milion euro te koncesioneve, se taksat e shqiptareve jane dhe perdori per kete fatkeqesi, boll manipulove me fjalet, boll u qave, boll i mashtrove, nenshrove, varferove e perbuze shqiptaret. Vetem keto dy jave ke bere disa tendera ne shumen 50 milion euro o i babezitur.Ti spyet as per parlament as per qeverin as per institucionet as per popull,te ka mbyt deliri.Ka ardh koha qe populli t’ja u rrembej jo milionat e eurove por miliardat e eurove qe ke ti me ministrat,drejtoret e pergjithshem dhe oligarket , jane para te pista,para korrupsioni,jane djersa,mundi i shqiptareve.Boll dole ne televizor se je bere i padurueshem i neveritshem. Je fatkeqesia me e madhe per Shqiptaret.Populli duhet ta shkul Parlamentin dhe Qeverin me ty ne krye si uzurpator,jo legjitim,dhe vendi te kaloj ne zgjedhje te parakohshme se po i vret cdo dit me panik shqiptaret.Sot eshte dita jote per gjoba ndalime,pezullime,burg,varferi,frike e panik ndaj popullit tend,ti je fatkeqesia e ketij vendi.

Rama ka shpallur sot planin ekonomik të qeverisë për përballimin e situatës kundër COVID-19. Kreu i qeverisë njoftoi se deputetët, ministrat dhe vetë ai do marrin gjysmë rroge deri në fund të luftës, ndërsa Presidentin nuk i preket. Kreu i qeverisë tregoi 7 pikat e planit, ku do ketë fonde shtesë për shëndetësinë, biznesin e vogël, shresat në nevojë dhe për Ministrinë e Mbrojtjes. Plani është mirëpritur nga Presidenti dhe Partia Demokratike, por kërkojnë transparencë.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 70. Sot janë shënuar edhe 7 raste të reja. 1 rast, ai i 85-vjeçares në Patos, dhe 5 të tjera në Tiranë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, 06:00 deri më 10:00 paradite dhe 16:00 deri në 18:00 pasdite. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lefter maliqi masat kunder covid 19 plani ekonomik per koronavirusin edi rama lefter maliqi masat kunder covid 19 plani ekonomik per koronavirusin

Sondazh

Poll