Politike

COVID-19/ Yuri Kim: SHBA do të japë deri në 100 milionë dollarë për Shqipërinë dhe vendet e tjera të prekura

20 Mars 2020, 13:41 Nga DOSJA
COVID-19/ Yuri Kim: SHBA do të japë deri në 100 milionë

Tiranë- Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka njoftuar se SHBA është zotuar se do të japë 100 milionë dollarë për të ndihmuar Shqipërinë dhe vendet e tjera të të prekura nga COVID-19.

“SHBA ka premtuar se do të japë deri në 100 milionë dollarë për të ndihmuar miqtë si #Albania dhe të tjerët për të luftuar  COVID19. Kjo bazohet në një ndihmë më të gjerë, që ndihmon në ndërtimin e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës. Ne do ta kapërcejmë këtë bashkë – si gjithmonë. Jemi ende me Shqipërinë!:, shprehet ajo në një postim në Twitter. 

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 70. Sot janë shënuar edhe 7 raste të reja. 1 rast, ai i 85-vjeçares në Patos, dhe 5 të tjera në Tiranë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, 06:00 deri më 10:00 paradite dhe 16:00 deri në 18:00 pasdite. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi yuri kim koronavirusi ne shqiperi yuri kim

Sondazh

Poll