Aktualitet

I dënuar me 14 vjet burg për tentativë vrasjeje, arrestohet 54-vjeçari nga Elbasani (EMRI)

20 Mars 2020, 08:04 Nga DOSJA
I dënuar me 14 vjet burg për tentativë vrasjeje, arrestohet

ELBASAN– Një 54-vjeçar nga Elbasani është vënë në pranga pasi rezulton i dënuar nga Gjykata në Itali për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. Sipas njoftimit zyrtar, 54-vjeçari i identifikuar si Leonard Kote (Taçi) është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë. 

Gjykata e Bergamos/Itali e ka dënuar 54-vjeçarin me 14 vjet burg, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Vjedhja e armës së zjarrit” dhe “Mbajtja pa leje e armës së zjarrit në vende publike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Njoftimi i policisë Elbasan

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestohet një shtetas shqiptar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

• Leonard Kote (Taçi) , 54 vjeç, banues në Elbasan. Kapja dhe ndalimi i tij u bë, pasi Gjykata e Bergamos/Itali e ka dënuar me 14 vjet burg, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Vjedhja e armës së zjarrit” dhe “Mbajtja pa leje e armës së zjarrit në vende publike”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan leonard kote elbasan leonard kote

Sondazh

Poll