Bota

AAK-ja përkrah mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti

19 Mars 2020, 13:29 Nga DOSJA
AAK-ja përkrah mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti

Ditën e sotme ish-kryeministri i Kosovës njëkohësihst edhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë  me dije se subjekti i tij politik do të përkrahë mocionin e mosbesimit për Qeverinë e Kosovës nën drejtimin e Albin Kurtit.

Haradinaj ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Kurti ka qenë më konfliktuozja që është parë ndonjeherë në Republikën e Kosovës, ndër të tjera ai e akuzoi Kurti për dezertim.

“Qeveria Kurti e ka hequr taksën dhe e ka hequr më mënyrën më të keqe të mundshme, duke e coptuar vendimin, duke e lënë pa asnjë kredit Kosovën. Në mënyrën më të mirë i ka shërbyer, pra e ka faktorizuar Serbinë, duke lënë Kosovën pa taksë, por edhe pa miq në temat e saj kryesore.”-  është shprehur  Haradinaj.

Gjithashtu Haradinaj tha se do t’i presin në ditët në vijim qëndrimet e LDK-së,  parti në koalicionin qeverisës duke qenë i  bindur se mocioni i mosbesimit do të votohet brenda pak ditësh.

“Sot takova ish-Kryeministrin dhe Kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa për të diskutuar Mocionin e Mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti. E informova z. Mustafa se AAK do të votojë për këtë mocion, sepse Qeveria Kurti jo vetëm që do të jetë Qeveria më jetëshkurtër por edhe më e dëmshmja për Kosovën. AAK përkrah një zgjidhje të shpejtë pas rrëzimit të Qeverisë përbrenda institucioneve të vendit.RH. Më poshtë gjeni qëndrimin e AAK-së në lidhje me votimin e mocionit të mosbesimit: Pas deklarimit të LDK-së që do të propozojnë mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti gjatë ditëve në vijim, janë mbledhur argumentet valide që ky Mocion të jetë i suksesshëm.Neni 100 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, rregullon mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë. Konsiderohet se mocioni i mosbesimit është pranuar, nëse për të kanë votuar shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Argumentet më të qëndrueshme janë si në vijim:• Kjo Qeveri prej fillimit ka qenë Qeveri e Mashtrimit, ka mashtruar partnerët me gënjeshtra por edhe ka mashtruar me Buxhet. Kjo Qeveri nuk do të mbahet në mend vetëm si Qeveria më jetëshkurtër por edhe si Qeveria më e keqe në historinë e Kosovës.• Kjo Qeveri e bëri fakt të kryer heqjen e taksës duke I ndihmuar Serbisë dhe Rusisë e duke I prishur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.• Kjo Qeveri edhe në kohë krize në situatën emergjente të COVID-19 ka përçarë dhe ka keqmenaxhuar. Qasja e qeverisë është përçarëse ndaj popullit, partive, por edhe marrëdhënieve tona me partnerët ndërkombëtarë si ShBA.• Kjo Qeveri me sjelljet e papranueshme ka rrezikuar dhe humbur Fondet e mbi 200 milion dollarëve nga Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) të ShBA-ve dhe Investimin më të madh të huaj prej 1.3 Miliardë Eurove me Contour Global.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të votojë për në Mocionin e Mosbesimit dhe e përkrahë një zgjidhje të shpejtë pas rënies së kësaj Qeverie.”-ka shkruar ish-kryeministri i Kosovës.

Këtë deklaratë Haradinaj e ka bërë pas takimit që zhvilloi me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Ditën e djeshme Albin Kurti shkarkoi nga detyra ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, pasi sipas tij ky i fiundit përhapi panik me deklaratën e tij se numri i të prekurve me koornavirus në Kosovë po shtohet çdo orë. Kundër këtij vendimi të Kurtit doli edhe Mustafa, i cili propozoi një mocion mosbesimi për qeverinë.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni qeveria kurti ramush haradinaj qeveria kurti ramush haradinaj

Sondazh

Poll